Artikull
Martë 3 Mars 2026 18:30
Martë, 3 Mars 2026, 18:30
Kënga "Petko ljo, Kapitanine" – një version i ri, krijuar posaçërisht për festën tonë kombëtare, 3 Marsin
FOTO: savinamusicofficial
Madhësia e shkronjave
Savina paraqet një version të ri të këngës së mirënjohur dhe shumë të dashur për Kapiten Petko Vojvodën, në aranzhim të Aleks Nushev. Për premierën e saj këngëtarja ka zgjedhur pikërisht 3 Marsin, siç rrëfen vetë ajo:
"Me krenari paraqesim
këngën e re 'Kapiten Petko Vojvoda' – një krijim muzikor frymëzues, i realizuar
posaçërisht për 3 Marsin – Ditën e Çlirimit të Bullgarisë. Kjo këngë është një
udhëtim emocional që ndërthur kujtesën historike me një shprehje muzikore të
fuqishme, për t’ua kujtuar dëgjuesve heroizmin dhe shpirtin liridashës të
popullit bullgar.
FOTO: savinamusicofficial
Petko Kirjakov (Kapiten Petko Vojvoda) është një nga figurat më të shquara të luftës kombëtare çlirimtare bullgare. I përkushtuar mbrojtjes së popullit bullgar, ai mbetet simbol i guximit, nderit, drejtësisë dhe vetëflijimit. 'Kapiten Petko Vojvoda' është një vepër muzikore që mbart një mesazh të fortë patriotik, respekt të thellë ndaj historisë bullgare dhe një lidhje shpirtërore mes së kaluarës dhe së tashmes. Kënga është krijuar si një përkulje muzikore para heronjve të Bullgarisë dhe si simbol i kujtesës kombëtare."
Përpiloi:Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva