Artikull
Hënë 2 Mars 2026 06:05
Hënë, 2 Mars 2026, 06:05
FOTO: YouTube /Fa&MiMusic and Vanya Vakari
Madhësia e shkronjave
Е njohim Vanja Vakarin (Vanya Vakari) si një këngëtare popullore që ruan frymën e traditës, por e vendos atë në një kontekst të ri, universal, të arritshëm për një audiencë ndërkombëtare.
Rruga e saj profesionale filloi në korin "Zërat Bullgarë - Engjëjt", me të cilin ajo mori pjesë në një numër projektesh ndërkombëtare dhe bashkëpunimesh me artistë të famshëm botërorë si Bobby McFerrin dhe Adriano Celentano.
Sot, Vanja Vakari punon me formacione të afirmuara - "Dragostin Folk", korin "Kaufman", trion "Veçernica" dhe kuartetin "Sllavej". Në të njëjtën kohë, Vanja po zhvillon edhe karrierën e saj solo me regjistrime profesionale në studio dhe projekte autoriale.
Një prej tyre është një interpretim modern i këngës popullore bullgare "Mit, Mitelenke" e aranzhuar nga Fabrizio Parisi, i cili ndan: "Qëllimi im ishte të ndërtoja një botë kinematografike rreth zërit të Vanjës - një botë në të cilën folklori nuk tingëllon si një arkiv, por si një organizëm i gjallë që merr frymë".
Vetë Vanja Vakari thotë:
“Për mua, “Mitelenke” është një takim midis kujtesës dhe së tashmes. Është një
këngë që mbart rrënjë, por edhe liri - një mundësi për t’u dëgjuar dhe për t’u
ndjerë në një mënyrë të re.”
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva