Autor
Ivo Ivanov
Artikull
Martë 3 Mars 2026 05:15
Martë, 3 Mars 2026, 05:15
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Lufta Ruso-Turke e viteve
1877-78 përfundoi më 3 mars me nënshkrimin e Traktatit paraprak të Paqes së San
Stefanos. Pas pesë shekujsh sundimi osman, shtetësia bullgare u rishfaq, por me
Traktatin e Berlinit të vitit 1878, ajo u gjymtua dhe bashkësia kombëtare
bullgare u copëtua përgjithmonë. Kinematografia bullgare, e udhëhequr nga ajo sovjetike,
iu rikthye kësaj teme gjatë Luftës së Ftohtë.
Çdo film, madje edhe një film i dedikuar të kaluarës historike, është një dokument i kohës së vet. Monografia unike nga Doc. Mariana Piskova nga Universiteti Jugperëndimor në Bllagoevgrad mbi xhirimin e filmit "Heronjtë e Shipkës" e konfirmon rregullin.
Libri i Doc. Mariana Piskova për filmin
FOTO: Arkivi personal i Mariana Piskovës
Duke marrë pjesë në një projekt ndërkombëtar që studion politikat e kujtesës për Luftën Ruso-Turke të viteve 1877–78, ajo hap arkivat e prodhimit të madh kinematografik bullgaro-rus, të krijuar më shumë se 70 vjet më parë. "Heronjtë e Shipkës" nga viti 1955 është ndoshta filmi më i luftës i xhiruar ndonjëherë në Bullgari. Vepra dallohet për dramatizmin e saj të jashtëzakonshëm, megjithëse është krijuar në një kohë shumë të vështirë, kur nuk mbështeteshin te sasia për të pasur cilësi. E gjitha fillon me skenarin, dhe ajo që është jashtëzakonisht mbresëlënëse këtu është fakti se skenaristi dhe regjisori janë pasardhës të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në Luftën Ruso-Turke. Kur erdhi për herë të parë në Bullgari, regjisori Sergej Vasiliev u interesua veçanërisht për monumentet që ruanin kujtimin e ngjarjeve historike.
Sergej Vasiliev (i pari nga e majta) përpara monumentit të Princit Emanuill Nikollaeviç Meshçerski, i cili vdiq në Majën e Shën Nikollës më 5 shtator 1877
FOTO: Личен архив на Мариана Пискова
Kineasti Sergej Vasiliev ishte një nga autorët e filmit historik action sovjetik të vitit 1934 "Çapaev". Sipas një marrëveshjeje midis Sofjes dhe Moskës në vitin 1948, ai u emërua në vitin 1952 si drejtor artistik i kinematografisë bullgare. Qëllimi ishte të xhirohej një film bullgar nga specialistë sovjetikë që do t'u "mësonin bullgarëve si të bënin kinema socialiste".
Doc. Mariana Piskova
FOTO: Arkivi personal i Mariana Piskovës
"Gjithçka fillon me skenarin, së pari me skenarin letrar, dhe pastaj me skenarin e regjisorit", tregon për Radio Bullgarinë docentja Mariana Piskova. "Skenari letrar, ose prototipi, është nga Arkadi Pervencev - një shkrimtar sovjetik i cili ishte fitues i Çmimit të Stalinit në ato vite. Gjyshi i tij ishte pjesëmarrës në luftë, domethënë ishte i lidhur emocionalisht. Babai i regjisorit, Sergej Vasiliev, ishte gjithashtu pjesëmarrës në frontin ballkanik në luftë. Përveç kësaj fëmijëria e Sergej Vasiliev kaloi në arkivin ushtarak në Moskë, në rrugën “Balmanskaja”, ku babai i tij punonte si arkivist. Kështu që ai i njihte drejtpërdrejt pjesëmarrësit e tjerë në luftë dhe ishte vërtet i lidhur emocionalisht me këtë temë."
Sergej Vasiliev gjatë xhirimeve
FOTO: Arkivi personal i Mariana Piskovës
Qëllimi kryesor i produksionit është t’i imponojë audiencës ideologjinë e partisë komuniste në pushtet në atë kohë se Rusia dhe imperializmi i saj i rilindur i Kominternit në BRSS janë çlirimtarë të dyfishtë të Bullgarisë - herën e parë në vitin 1878 bullgarët u çliruan nga zgjedha osmane, dhe në vitin 1944 Ushtria e Kuqe i çliroi ata nga “zgjedha fashiste”. Filmi përfundon me skenën ikonike të propagandës, se si komandanti i Frontit të Tretë Ukrainas, Mareshali F. Tollbuhin, me trupat e tij ngjitet në majën legjendare “Shën Nikolla”, e njohur si Maja Shipka. Rezulton se kjo ishte skena e parë e filmuar në mars të vitit 1953.
Pamjet e fundit nga filmi. Asparuh Temellkov luan rolin e Mareshalit Tollbuhin
FOTO: Arkivi personal i Mariana Piskovës
“Më 20 maj 1953, mbërritën
pjesëmarrësit e parë sovjetikë në ekip. Për më tepër, ata sollën me vete fletët
tekniko-montuese dhe dokumente të tjera që askush në Bullgari nuk i kishte parë
më parë. Sipas këtyre dokumenteve, ishin planifikuar 7000 pjesëmarrës për
skenat masive. Deri në këtë moment, në Bullgari dihej se nevojiteshin 2700
ushtarë. Diferenca deri në 7000 është vetëkuptueshëm shumë e madhe dhe është e
qartë se një gjë e tillë nuk mund të realizohej për 2 ditë, apo për një ditë
organizimi.”
Ushtarë nga një njësi në Kazanllëk gjatë xhirimeve të filmit në Majën Shipka
FOTO: Arkivi personal i Mariana Piskovës
Problemi i filmit “Herojtë e Shipkës” qëndron që në vetë skenarin – në subjekt nuk ka një personazh kryesor, sepse, në frymën e realizmit socialist, “personazhi kryesor është populli”. Që të ketë njëfarë intrige dhe për të mos paraqitur Rusinë perandorake si protagonistin kryesor në luftë, është shpikur përplasja midis disa gjeneralëve caristë dhe komandës kryesore të Ushtrisë Ruse, të përfaqësuar nga vëllai i perandorit, princi Nikollaj Nikollaeviç.
“Në fillim, filmi është konceptuar që të bëjë atë lidhje me luftën tjetër – Luftën e Dytë Botërore dhe me ‘çlirimin tonë nga zgjedha fashiste’– rrëfen studiuesja. – Ndoshta vërtet nuk duhen heronj dhe ky është thelbi. Por nuk mund të mos hap një parantezë dhe të them se, sidoqoftë, Skobelev në këtë film për herë të parë paraqitet pak më i ndriçuar. Deri në këtë moment, Skobelev ka qenë një figurë që nuk është vënë kurrë në një dritë të tillë dhe me një rol të tillë. Prandaj Sergej Vasiliev arrin deri diku ta ndriçojë këtë figurë (Mihaill Skobelev është një nga gjeneralët që kanë udhëhequr ngjarje kyçe gjatë luftës – kalimi dimëror përmes malit Stara Pllaninësa, rrethimi i qytetit Pleven, pushtimi i Lloveçit dhe fitorja te Shejnovo, për çka ushtarët e tij thoshin: “ku është Skobelev, aty është fitorja” – shën. red.). Por regjisori mendon se vendi i tij nuk është të jetë personazhi kryesor, sepse sipas Vasilievit personazhi kryesor është populli.”
Një moment pune nga xhirimet e filmit
FOTO: Arkivi personal i Mariana Piskovës
Në kohët kur nuk ekzistonte CGI (Computer-Generated
Imagery), kur truket filmike kufizoheshin në përdorimin e maketеve dhe vizatimeve shtesë mbi xhamin përpara kamerës,
Sergej Vasiliev krijon skena monumentale betejash. Jo vetëm skenat masive janë
mbresëlënëse, por edhe kaskadat dhe realizmi i luftës. Pamjet rikrijojnë fjalë
për fjalë tablo të njohura të piktorëve që morën pjesë në luftë.
Një kuadër nga filmi
FOTO: arkiv
Për fat të keq, gjatë xhirimeve ka edhe viktima reale nga ekipi dhe statistët. Bullgaria, e cila financoi prodhimin me 16 milionë leva – një shumë e paparë për atë kohë – i mundëson Vasilievit të shpalosë plotësisht vizionin e tij. Ai xhiron madje në vendet autentike të betejave dhe në të njëjtat stinë të vitit. Skenat e kalimit të Danubit, rrethimit të Plevenit, betejave në Shipka dhe kalimit dimëror të Ballkanit, u bënë ikonike dhe më vonë u përdorën si citime në të gjitha prodhimet filmike dhe televizive kushtuar Luftës Ruso-Turke çlirimtare për bullgarët. Vlerat artistike të “Herojtë e Shipkës” dhe koniunktura politike bënë të mundur që në vitin 1955 filmi të nderohej me çmimin për regji në Festivalin e Filmit në Kanë.
Çmimi i Festivalit të Filmit në Kanë për regjisorin më të mirë në vitin 1955
FOTO: Arkivi personal i Mariana Piskovës
"E kam vendosur foton nga ceremonia e ndarjes së çmimeve në fund të librit, nuk ka shumë ilustrime, por është shumë treguese. Sergej Vasiliev merr çmimin për regjisor të filmit bullgar "Heronjtë e Shipkës".
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva