Artikull
Dielë 1 Mars 2026 00:03
Dielë, 1 Mars 2026, 00:03
DARA prezanton "Banagaranga"
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Kënga ritmike u zgjodh nga shikuesit e Televizionit Kombëtare Bullgar (BNT) dhe juria në përzgjedhjen kombëtare për Festivalin e Këngës të Eurovision midis një totali prej tre këngësh të paraqitura të krijuara posaçërisht për këtë rast - "This is me", "Curse" dhe "Bangaranga".
Si juria, ashtu edhe shikuesit ishin kategorikë në zgjedhjen e tyre dhe kështu ata po e dërgojnë "Bangaranga" në Vjenë në muajin maj, së bashku me DARA-n, e cila fitoi të drejtën për të përfaqësuar Bullgarinë pas një konkursi të kontestuar për të zgjedhur një interpretues në fund të janarit të këtij viti.
Mund të shihni videon e performancës së këngës fituese KËTU.
DARA
FOTO: BNT
“Bangaranga simbolizon zbulimin e forcës së brendshme që secili prej nesh e mban. Veprim me dashuri, e jo me frikë. Titulli përkthehet si ‘revoltë’ nga gjuha xhamajkane”, shpjegoi këngëtarja në emisionin në televizionin kombëtar.”
Performues të ftuar specialë në finalen bullgare për "Eurovision 2026" ishin përfaqësueset e Luksemburgut dhe San Marinos Eva Maria dhe Senhit. Në Vjenë, DARA do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe e Eurovision 2026 është më 16 maj.
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva