Artikull
Hënë 2 Mars 2026 12:22
Hënë, 2 Mars 2026, 12:22
Svetosllav Bençev
FOTO: Tanja Millusheva
Madhësia e shkronjave
Ka një rritje të lehtë të çmimit të benzinës dhe naftës me rreth 1 për qind, gjë që lidhet me faktin se çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 7–8 për qind gjatë muajit të fundit. Këtë e deklaroi për BNR Svetosllav Bençev, kryetar i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit.
Çfarë do të ndodhë varet plotësisht nga mënyra se si do të zhvillohen ngjarjet rreth Iranit. Edhe për sa i përket gazit natyror situata është shqetësuese, sepse sasia që vjen nga zona e konfliktit nuk ka nga të kompensohet. Nëse lufta zgjat rreth katër javë, kjo mund të ketë ndikim më serioz në çmimet e naftës së papërpunuar, komentoi eksperti. Sipas Bençev, rritja e premtuar ngaOrganizata e Vendeve Eksportuese të Naftës(OPEC) me 200 mijë fuçi në ditë nuk është e mjaftueshme nëse konflikti përshkallëzohet.
Nuk ka probleme me furnizimin e rafinerisë së “Lukoil”-it në Bullgari, vendi ka rezerva. Çmimi i lartë i naftës duhet të qëndrojë për rreth 10–14 ditë që të reflektohet edhe në pikat e karburantit, sqaroi më tej Bençev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva