Artikull
Hënë 2 Mars 2026 14:09
Hënë, 2 Mars 2026, 14:09
Hristo Ilieva
FOTO: Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë
Madhësia e shkronjave
Hristo Iliev është rekordmeni i ri kombëtar bullgar në 60 metra për meshkuj, pasi tre herë në shkurt ai përmirësoi arritjen e Petër Petrov prej 6.58 sekondash, e cila ishte në krye të renditjes bullgare për 48 vjet.
Iliev e vrapoi për herë të parë distancën në 6.54 sekonda në një turne në Beograd në fillim të shkurtit. Një javë më vonë ai u bë përsëri kampion ballkanik në Beograd me 6.53 sekonda. Të shtunën, sportisti i trajneres sonë të madhe Valja Demireva përmirësoi rekordin më të lartë të Bullgarisë në 60 metra duke arritur rezultatin 6.51 sekonda në Kampionatin Shtetëror të Atletikës në Sofje.
Rezultati i Iliev është gjithashtu nr. 1 në Evropë për të rinjtë nën 23 vjeç.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella
Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva