SHOQËRI

Artikull

Më 3 Mars, bullgarët festojnë 148 vjetorin e Çlirimit në të gjithë vendin

Martë, 3 Mars 2026, 14:47

Më 3 Mars, bullgarët festojnë 148 vjetorin e Çlirimit në të gjithë vendin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Shipka është një fortesë e kujtesës bullgare dhe ajo është e pavarur nga çdo përditshmëri e zymtë, nga çdo përçarje dhe nga çdo urrejtje. Këtë e deklaroi në fjalimin e saj solemn në majë Presidentja Ilijana Jotova me rastin e festës kombëtare.”

“Përvjetori i 148 i Çlirimit të Bullgarisë u shënua me përkujtime në gjithë vendin. Para monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje, gjatë një ceremonie ushtarake u valëvitën flamujt – reliktet luftarake. Ata u udhëhoqën nga Flamuri i Samaras, me të cilin gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877–78 luftuan vullnetarët bullgarë.”

FOTO: BGNES

Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri në detyrë Andrej Gjurov, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, Shefi i Mbrojtjes Admirali Emill Eftimov, politikanë dhe personeli i lartë ushtarak. Ndër të ftuarit ishin Patriarku Daniil, Kryemyftiu Mustafa Haxhi, Kryesekretari i Zyrës së Kryemyftiut Xheljal Faik dhe të tjerë.

"Kjo është një festë e dëshiruar, e pritur nga breza të tërë bullgarësh gjatë pesë shekujve të skllavërisë turke", tha Patriarku Daniil. Ai theksoi se 3 Marsi është një festë bashkimi, sepse bashkon të gjithë bullgarët, përfshirë ata që më pas u shkëputën nga trupi i gjallë i Bullgarisë.

FOTO: BGNES

Sipas traditës, kulmi i festimeve do të jetë në orën 18:30 të mbrëmjes, në sheshin "Narodno Sëbranie". Pritet një ceremoni solemne me fishekzjarrë me rastin e festës kombëtare.


Lexoni më tepër:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva