POLITIKË

Artikull

Ish-presidenti dhe politikan aktual kritikon qeverinë teknike për Iranin

Mërkurë, 4 Mars 2026, 09:52

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: Facebook/Rumen Radev

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë të dy konflikteve të armatosura. Sulmet kundër Iranit krijojnë rrezik real për sigurinë bullgare, deklaroi ish-presidenti Rumen Radev. Në Facebook ai thekson se shqetësim të veçantë ngjall sjellja pasive e qeverisë teknike, “e cila i nënvlerëson rreziqet dhe nuk ndërmerr masa urgjente”. Radev bën thirrje për një kontroll në rezervën shtetërore mbi sasitë e disponueshme të naftës, gazit dhe karburanteve të lëngshme. Për shkak të një fluksi të pritur të migrantëve, ai bën thirrje për koordinim evropian për ruajtjen e kufijve shtetërorë. Politikani pret që qeveria e përkohshme të rrisë gatishmërinë për kundërvënie ndaj terrorizmit dhe kërkon masa për kapjen e dronëve dhe raketave balistike. Paralelisht, ai pret edhe frenimin e spekulimeve pas vendosjes së euros në vend, të cilat sipas tij janë në rritje.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova