Artikull
Mërkurë 4 Mars 2026 13:36
Mërkurë, 4 Mars 2026, 13:36
Atanas Zaprjanov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ngjarjet e këtij mëngjesi ndryshojnë rrënjësisht vlerësimin tonë për operacionin ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Raketat balistike të lëshuara nga territori i Iranit drejt Turqisë, si dhe provokimi ndaj Qipros disa ditë më parë, ndryshojnë thellësisht vlerësimet tona. Këtë e deklaroi ministri teknik i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, pas një mbledhjeje të qeverisë teknike.
Të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes do të bëjë një analizë të rreziqeve dhe kërcënimeve nga konflikti, i cili tashmë doli jashtë kufijve të tre shteteve. Bazuar në analizën, do të përcaktohen masat e nevojshme. “I propozova kryeministrit që të thirret urgjentisht Këshilli i Sigurisë mbi bazën e këtyre vlerësimeve dhe të merren vendimet e duhura shtetërore për organet kompetente, duke përfshirë edhe Kuvendin Popullor”, tha Zaprjanov.
Nuk ka arsye që si shtet të shqetësohemi për ndonjë fuks të shtuar të migrantëve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe kjo duhet të deklarohet qartë për publikun, që të mos krijohen panik ose frikë. Këtë e tha gjithashtu në një konferencë shtypi në Këshillin e Ministrave zv/ministri i brendshëm, Ivan Ançev.
Ministrii Mbrojtjes: Nuk ka arsye që vendi të jetë shënjestër e një sulmi ajror
Ministrjae Jashtme Nejnski: Irani duhet të braktisë programin e tij bërthamor
Ish-presidentidhe politikan aktual kritikon qeverinë teknike për Iranin
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova