SPORT

Artikull

Canko Cankov u bë nënkampion bote në notin dimëror në 200 m

Mërkurë, 4 Mars 2026, 14:06

Canko Cankov

Canko Cankov

FOTO: arkiv personal/BTA

Madhësia e shkronjave

Canko Cankov fitoi një tjetër çmim - një medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Notit Dimëror në Oulu të Finlandës. 

Sportisti bullgar përfundoi i dyti në 200 metra stil i lirë me një kohë prej 2:11.29 minutash. Danezi Viktor Bromer ishte i pari me 2:07.48 minuta. Në vend të tretë është italiani Egor Tropeano me rezultat 2:12.70 minuta. 

131 notarë startuan në garën në ujërat e akullta, raportoi BTA.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva