HISTORI

Artikull

Zbulim në Bullgari tregon se paraardhësit e njeriut kanë ecur në dy këmbë

Enjte, 5 Mars 2026, 12:24

Zbulim në Bullgari tregon se paraardhësit e njeriut kanë ecur në dy këmbë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sipas zbulimeve tona, Ballkani duhet të jetë djepi i evolucionit njerëzor. Këtë e deklaroi për Agjencinë Telegrafike Bullgare profesori Nikollaj Spasov, drejtues i një ekipi ndërkombëtar shkencor që publikoi gjetjen e një kocke të kofshës të datuar rreth 7.2 milionë vjet më parë. Zbulimi është bërë në rajonin e qytetit Çirpan dhe dëshmon për aftësinë e paraardhësve të njeriut për të lëvizur në dy këmbë.

Autorët e publikimit janë studiues nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Universiteti Aristotel i Selanikut, Universiteti i Tjubingenit dhe Universiteti i Torontos.

Kocka e kofshës e gjetur dhe e studiuar prej tyre, që i përket periudhës së Miocenit të Vonë, ka shumë të ngjarë t’i përkasë një përfaqësuesi të gjinisë Graecopithecus. Gjetja e parë e kësaj gjinie (një nofull e poshtme me të njëjtën moshë) është zbuluar pranë Athinës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shkencëtarët gjithashtu mendojnë se ky mund të jetë paraardhësi më i vjetër i drejtpërdrejtë i njeriut.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova