Artikull
Premte 6 Mars 2026 05:05
Premte, 6 Mars 2026, 05:05
FOTO: Facebook / Vera Boneva
Madhësia e shkronjave
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Grave – 8 Marsit, Muzeu Historik Rajonal në qytetin Stara Zagora prezanton ekspozitën “Magjia e qëndisjes me dorë”. Ajo përfshin motive dhe ornamente të qëndisura me dorë mbi mbulesa tavoline dhe peceta dekorative nga gjysma e dytë e shekullit të XX-të, njofton institucioni në faqen e vet.
Vizitorët do të mund të shijojnë finesën dhe frymëzimin, si edhe një larmi të madhe motivesh, të përftuara me ngjyra dhe teknika të ndryshme, si dhe me forma të larmishme, të ndërthurura në vepra unike, sigurojnë organizatorët. Qëndisja është një art përmes të cilit të parët tanë kanë përcjellë mesazhe për shëndet, dashuri dhe mirëqenie. Në ornamentet tradicionale janë të koduara simbole të ndryshme që kanë qenë pjesë e jetës së përditshme dhe e kulturës së bullgarëve. Motivet e qëndisjes janë bimore, shtazore, njerëzore, simbolike dhe gjeometrike, dhe të gjitha janë shumë të stilizuara.
Ekspozita mund të shihet nga 6 deri më 30 mars.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova