Artikull
Dielë 8 Mars 2026 07:00
Dielë, 8 Mars 2026, 07:00
FOTO: “Sofia Film Fest”
Madhësia e shkronjave
Festivali më i madh bullgar i kinemasë po përgatit edicionin e tij jubilar të 30-të. Para fillimit të festivalit ndërkombëtar “Sofia Film Fest”, që do të jepet më 12 mars, e gjithë historia e festivalit është mbledhur në një ekspozitë me 60 panele, të rregulluara në urën këmbësore pranë NDK, e njohur gjithashtu si Ura e të Dashuruarve në kryeqytet.
Në ekspozitë janë paraqitur 611 fotografi, në të cilat adhuruesit e forumit kinematografik të Sofjes do të njohin mbi 850 fytyra. Midis tyre janë anëtarë të ekipit organizativ, partnerë, mysafirë dhe miq që janë bërë pjesë e ngjarjeve gjatë viteve të kaluara.
FOTO: “Sofia Film Fest”
“Festa vazhdon!” është motoja nën të cilën do të zhvillohet edicioni i këtij viti i festivalit, në të cilin do të shohim më shumë se 150 filma artistikë të gjatë, dokumentarë, animacion dhe filma të shkurtër. Shikuesit në sallat e kinemasë do të mund të takohen me një pjesë të madhe të krijuesve të tyre – mbi 300 do të jenë mysafirët specialë të forumit këtë vit.
Jan Englert
FOTO: “Sofia Film Fest”
Midis tyre është aktori dhe regjisori polak Jan Englert, i njohur mirë për publikun bullgar me mishërimin e tij në rolin e Atit Eredia – roli kryesor mashkullor në filmin bullgar “Shpirtra të dënuar” (1975) sipas romanit me të njëjtin emër të Dimitër Dimov.
Baba Zula
FOTO: “Sofia Film Fest”
Theksi muzikor është koncerti i grupit turk Baba Zula më 20 mars. Edhe ata festojnë tre dekada. “Sofia Film Fest” mbetet si një theks në kalendarin e ngjarjeve kulturore në kryeqytetin bullgar deri më 31 mars. Forumi i kinemasë ka edhe edicione satelitore – në Plovdiv nga 20 mars deri më 5 prill; në Varna nga 20 deri më 29 mars, dhe në Burgas nga 19 deri më 27 mars.
FOTO: “Sofia Film Fest”
FOTO: “Sofia Film Fest”
FOTO: “Sofia Film Fest”
Redaktoi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski