Artikull
Dielë 8 Mars 2026 08:00
Dielë, 8 Mars 2026, 08:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Vlera universale njerëzore, të kombinuara me simbolikë dhe identitet kombëtar, të lexuara përmes temës së euros – kësaj i kushtohet ekspozita me postera të studentëve, e vendosur në galerinë e Pllevenit “Tvoritellnica O’Pismenehă!”. Titulli i përbashkët i veprave është “Eurokurs”.
FOTO: BTA
“Posterët janë kushtuar një ngjarjeje që në Bullgari është pritur prej vitesh, domethënë pranimi i vendit në Eurozonë dhe pranimi i monedhës evropiane si mjet zyrtar pagese edhe në Bullgari” – shpjegojnë organizatorët e ekspozitës.
FOTO: BTA
Studentët e specialitetit “Poster dhe komunikim vizual” nga Akademia Kombëtare e Arteve në Sofje (NHA) kanë bërë një lexim krijues të mesazheve dhe ndikimeve pozitive të kësaj ngjarjeje, ndërsa shpresa e autorëve të rinj është që në këtë mënyrë të shpërndajnë qëndrimet skeptike dhe keqkuptimet lidhur me zëvendësimin e parave bullgare.
FOTO: BTA
Veprat e tyre mund të shihen deri më 20 mars.
Redaktoi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski