KULTURË

Artikull

Ansamblet muzikore të BNR shpallin protestë efektive për paga dinjitoze

Premte, 6 Mars 2026, 16:30

Ansamblet muzikore të BNR shpallin protestë efektive për paga dinjitoze

FOTO: Georgi Nejkov - BNR

Madhësia e shkronjave

Ansamblet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ndërpresin më 6 mars aktivitetin e tyre koncertor në shenjë proteste kundër pagave të ulëta dhe jo dinjitoze për punën e tyre. Muzikantët shpresojnë që të gjendet një zgjidhje me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, shpjegoi dirigjenti i Orkestrës së Muzikës Popullore, Dimitër Hristov. “Paga e një të riu që sapo fillon punë është 650 euro. Dallimet në pagesë mes nesh dhe institucioneve të tjera kulturore në kryeqytet janë shumë të mëdha”, tha Dimitër Hristov. Ai sqaroi gjithashtu se ministri i kulturës, Najden Todorov, mori përsipër të kërkojë një zgjidhje për këtë problem.

Në kuadër të Radios Kombëtare Bullgare veprojnë Orkestra e Muzikës Popullore, Orkestra Simfonike, Big Bendi dhe Kori i Përzier. Ansamblet e radios janë ndër formacionet muzikore më të njohura në vend dhe gjatë viteve u afirmuan si përfaqësues të rëndësishëm të kulturës muzikore bullgare.

Me koncertet, regjistrimet dhe pjesëmarrjet e tyre, ato fituan vlerësimin e publikut dhe kontribuojnë në promovimin e muzikës bullgare brenda vendit dhe jashtë tij.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova