Artikull
Shtunë 7 Mars 2026 14:10
Shtunë, 7 Mars 2026, 14:10
Aleksandër Asenov
FOTO: Facebook/FAPA Bulgaria
Madhësia e shkronjave
Bullgaria fitoi medaljen e saj të parë të artë në Kampionatin Botëror të atletikës në sallë për sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale, i cili po zhvillohet në Orense (Spanjë). Aleksandër Asenov, sportist i Federatës së Aktivitetit Fizik të Përshtatur me president Slav Petkov, fitoi vendin e parë në hedhjen e gjyles, pasi arriti rezultat prej 8 metrash e 64 centimetrash.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova