Hënë 9 Mars 2026 10:31
Hënë, 9 Mars 2026, 10:31
FOTO: FIA Formula 2
Madhësia e shkronjave
Nikolla Collov u bë bullgari i parë që fiton në Formula 2, duke triumfuar në pistën “Albert Park” në Melburn. Piloti i ekipit Campos Racing mori gjithashtu kryesimin në renditjen e përgjithshme të kampionatit me gjithsej 25 pikë. Bullgari e nisi garën nga vendi i pestë, por garoi pa gabime dhe la pas fituesin e titullit në Formula 3, Rafael Kamara nga Brazili, si dhe holandezin Lorens van Hupen.
“Kam ëndërruar dhe e kam parë në ëndërr atë që ndodhi sot”, tha Nikolla Collov pas fitores. Ai shtoi se Campos është familja e tij. “U bëmë kampionë në Formula 4, fituam titullin ekipor në Formula 3. Dua të ndaj çdo moment me Campos dhe Red Bull”, shtoi piloti automobilistol.
Sezoni i Formula 2 pritet të vazhdojë në Bahrein në mes të prillit, por ende nuk është e qartë nëse gara do të zhvillohet, duke pasur parasysh situatën në Lindjen e Mesme.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova