Autor
Vesella Krësteva
Artikull
Mërkurë 11 Mars 2026 07:00
Mërkurë, 11 Mars 2026, 07:00
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka
Madhësia e shkronjave
Ku, kur, kush, si dhe pse janë pesë pyetjet që drejtojnë punën e mirë të një gazetari. Pikërisht ato do t’i përdorim edhe sot për t’ju treguar për “Mësimin për Bullgarinë”, të cilin prej tashmë 18 vitesh Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” e zhvillon mes bashkatdhetarëve tanë në një distancë më shumë se 1400 km nga atdheu ynë. Ju çojmë në Larnaka. Qyteti është i treti për nga madhësia në Qipro, me popullsi mbi 50 000 banorë. Vendi është i qetë dhe shumë i preferuar si për të jetuar, ashtu edhe për pushime, me terren kryesisht të rrafshët dhe klimë mesdhetare. Është e vështirë të thuhet saktësisht sa janë bullgarët në Larnaka, por sipas të dhënave zyrtare nga studimi i fundit demografik në vitin 2021, qytetarët bullgarë të regjistruar si banorë të ishullit janë 16 231 persona. Sipas statistikave jozyrtare numri i tyre arrin mbi 35 000. Këto shifra i bëjnë bashkatdhetarët tanë komunitetin e tretë më të madh të huaj nga BE në Qipro, pas grekëve dhe rumunëve.
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka
“Ka familje bullgare që jetojnë këtu prej vitesh – thotë Eleonora Angellova, drejtoreshë e Shkollës Bullgare të së Dielës ‘Dr. Petër Beron’ në Larnaka. – Vërehen edhe të ardhur të rinj, por ata janë më pak. Në përgjithësi komuniteti bullgar nuk është më aq i madh sa ishte vite më parë, shumë nga bashkatdhetarët tanë u kthyen përsëri në atdhe. Kushtet e jetesës këtu nuk janë më aq të favorshme sa ishin vite më parë.”
Vetë Eleonora Angelova jeton në Qipro tashmë 21 vjet. Në vitin 2008 një grup bashkëmendimtarësh themeluan shkollën e parë dhe të vetme deri më sot në qytetin Larnaka – Shkollën Bullgare të së Dielës “Dr. Petër Beron”, ku filloi të punojë edhe Eleonora Angelova. Misioni i saj atëherë dhe tani është të ruajë gjuhën bullgare, kulturën dhe identitetin kombëtar mes fëmijëve të komunitetit bullgar në këtë shtet ishullor. Mësojnë mbi 80 fëmijë nga klasa I deri në klasën XII, shumica e të cilëve të lindur dhe rritur në Qipro.
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka, Qipro
“Prandaj ne përpiqemi t’u krijojmë një mjedis ku gjuha bullgare të përjetohet, jo vetëm të mësohet. Pjesëmarrja jonë në vitin 2025 në programin kombëtar të Ministrisë së Arsimit ‘Bullgaria – Rrugë Arsimore’ ishte një vazhdim i natyrshëm i punës sonë me fëmijët” – tregon Eleonora Angellova për Radio Bullgarinë.
Heraklea Sintika
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka, Qipro
Kthimi “në shtëpi” i nxënësve nga Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka ndodhi në fund të tetorit 2025 – ata vizituan qytetin antik Heraklea Sintika, kompleksin “Vanga” në zonën Rupite pranë Petriçit, Manastirin Rozhen “Lindja e Hyjlindëses”, qytetet Mellnik dhe Bansko, Manastirin e Rillës dhe Muzeun Historik Kombëtar.
Në Rupite
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka, Qipro
Të gjitha emocionet e mbledhura ata u përpoqën t’i përcjellin edhe përmes materialeve me të cilat u përfshinë në iniciativën e Radio Bullgarisë “Mësim për Bullgarinë”.
“Së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e mi shkuam në Bullgari për pesë ditë – na shpjegon Alehandro Ivanov, i cili është në klasën XII në shkollën bullgare dhe kthehet te kujtimet e tij të një udhëtimi në Bullgari me shokët e klasës në vitin 2024. – Për mua ishte hera e parë që udhëtoja me shkollën dhe kaluam shumë bukur. Nga të gjitha monumentet dhe vendet që vizituam nuk mund të zgjedh vetëm një si të preferuar. Në qytetin Smoljan më pëlqeu shumë, ishte shumë i bukur. Në Pamporovo, pavarësisht të ftohtit, me të cilin ne nuk jemi mësuar, prapë ishte mrekulli. Shpella ‘Gryka e Djallit’ është një vend shumë i bukur, por pak i frikshëm. Me padurim pres udhëtimin e radhës në Bullgari.”
Në shpellën "Gryka e Djallit"
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka, Qipro
“Një vend në Bullgari që na la shumë mbresa ishte shpella ‘Gryka e Djallit’. Është me të vërtetë një vend shumë misterioz dhe është një nga shpellat më të njohura në Rodopet – tregon Nikoll Petkova, e cila është në klasën XI në shkollën bullgare, ndërsa shoqja e saj Ivanina shton: – Sipas legjendës Orfeu ka hyrë në botën e nëndheshme për të gjetur të dashurën e tij Euridikën, por ai kurrë nuk e gjeti. Prandaj edhe vendi quhet ‘Gryka e Djallit’.”
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka, Qipro
FOTO: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka, Qipro
Në vitin 2025, itinerari i tyre ishte në Bullgarinë Jugperëndimore, dhe aventura për fëmijët dhe mësuesit e tyre përfundoi në Sofje me vizita në Presidencë, në Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në parlament dhe me një takim të paharrueshëm… me ekipin e Radio Bullgarisë në ndërtesën e Radios Kombëtare Bullgare.
FOTO: Krasimir Martinov
“U pritëm shumë ngrohtë në BNR. Ekipi atje që na priti ishte shumë mikpritës. Fëmijët u ndjenë shumë mirë, flisnin lirshëm me të gjithë kolegët tuaj” – rikujton Eleonora Angellova.
FOTO: Krasimir Martinov
Bullgaria nuk është një destinacion i panjohur për fëmijët, të cilët kanë ardhur këtu edhe me familjet e tyre, por ky udhëtim ishte ndryshe dhe i paharrueshëm për shkak të përjetimit të përbashkët me shokët e klasës dhe miqtë – diçka që ata e përjetuan për herë të parë.
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka, Qipro
FOTO: Shkolla Bullgare e së Dielës “Dr. Petër Beron” në Larnaka, Qipro
“Shpresojmë të jemi edhe në të ardhmen pjesë e programit dhe t’u japim mundësi më shumë fëmijëve të përjetojnë Bullgarinë – me emocione dhe ndjenjë përkatësie. Sepse ajo që përjetojnë gjatë këtyre udhëtimeve lë tek ata një kujtim të thellë që mbahet mend gjatë.”
Shihni më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski