Artikull
Mërkurë 11 Mars 2026 11:01
Mërkurë, 11 Mars 2026, 11:01
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Katër eurodeputetë bullgarë shprehën qëndrimet e tyre gjatë debatit mbi raportin për strategjinë e Bashkimit Evropian për zgjerim. Dokumenti propozon që vendimet e Këshillit për hapjen dhe mbylljen e fazave dhe kapitujve të veçantë negociues të merren me shumicë të kualifikuar, në vend të konsensusit, ndërsa vendimet përfundimtare për anëtarësimin e vendeve të reja të merren me konsensus të plotë.
Andrej Kovaçev apeloi që Shkupi të kapërcejë vonesat e Maqedonisë së Veriut në eurointegrim dhe të hetojë të gjitha rastet e dhunës, presionit dhe diskriminimit ndaj qytetarëve që deklarojnë vetveten si bullgarë. Kovaçev theksoi se rastet e tilla po shtohen dhe kujtoi një sulm të ri ndaj Klubit Kulturor Bullgar në Manastir. Ai kërkoi që hetimet të jenë të menjëhershme, objektive dhe të qarta, dhe që autorët të përgjigjen për veprat e tyre.
Stanisllav Stojanov tha se disa vende po bëjnë përpjekje dhe zbatojnë reforma, ndërsa të tjera përpiqen të manovrojnë.
Ivajllo Vëllçev theksoi se raporti trajton në mënyrë disproporcionale çështjet që lidhen me Ukrainën dhe injoron vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Illhan Kjuçuk, “është absurde të flitet për zgjerim pa folur për reforma brenda Bashkimit Evropian”.
Strategjia do të votohet në seancën plenare më 11 mars 2026.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova