EKONOMI

Artikull

Hotelierët dhe pronarë restorantesh shqetësohen për punëtorët sezonalë

Mërkurë, 11 Mars 2026, 13:35

Hotelierët dhe pronarë restorantesh shqetësohen për punëtorët sezonalë

FOTO: D.Doçeva

Madhësia e shkronjave

Shoqata Bullgare e Hotelierëve dhe Restoranteve (BHRA) apelon që Agjencia e Punësimit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të mos bllokojnë procesin e rekrutimit të punëtorëve sezonalë nga vendet e treta. Ata theksojnë se aktualisht ka vonesa në lëshimin e lejeve për punëtorët sezonalë nga Uzbekistani, por problemet ekzistojnë edhe me të punësuarit nga vende të tjera jashtë Bashkimit Evropian.

Sipas Shoqatës, problemi me lëshimin e vizave të punës për punësim të përkohshëm deri në 90 ditë vazhdon prej vitesh dhe po thellohet. Shpesh punëtorët mbërrijnë në mes të muajit korrik. Për këtë arsye, Shoqata apelon që Ministria e Punëve të Jashtme të mos përsërisë gabimet e viteve të kaluara dhe të përshpejtojë procesin.

Në një letër drejtuar ministres së turizmit, Irena Georgieva, Shoqata kërkon ndihmë në mënyrë që institucionet përkatëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të lehtësuar procesin e punësimit të punëtorëve nga vendet e treta.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova