EKONOMI

Artikull

Rritja e çmimeve të energjisë me ¼ do të shkaktojë një shok ekonomik

Mërkurë, 11 Mars 2026, 14:33

Andrej Gjurov

Andrej Gjurov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Po shqyrtojmë zgjidhje konkrete që përdoren në Evropë”, komentoi lidhur me çmimet e karburanteve kryeministri i përkohshëm Andrej Gjurov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai përmendi përvojën e Kroacisë për vendosjen e një çmimi maksimal, të Gjermanisë, e cila kufizoi se sa herë mund të ndryshohen çmimet në stacionet e karburanteve, si dhe të Greqisë, ku ka propozime për kupona për karburante.

Një rritje me 25% e çmimeve botërore të naftës do të përbënte një shok të jashtëm të moderuar për Bullgarinë, me efekt kryesisht përmes kostove të importit të energjisë, dinamikës së inflacionit dhe ngadalësimit të kërkesës së jashtme. Kjo thuhet në një analizë-simulim të Këshillit Fiskal mbi ndikimin e rritjes së çmimit të naftës me 25% në perspektivën fiskale të Bullgarisë për vitin 2026.

Sipas llogaritjeve, në rast rritjeje të çmimit të naftës me 25%, deficiti mund të arrijë rreth 3.3–3.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova