KULTURË

Artikull

Hapet edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit në Sofje

Enjte, 12 Mars 2026, 05:55

Hapet edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit në Sofje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Edicioni jubilar i 30-të i Festivalit të Filmit në Sofje hapet me shfaqjen e filmit “Incident i zakonshëm” të regjisorit iranian Xhafar Panahi. Filmi u dekorua me çmimin “Palma e Artë” në Festivalin e Filmit në Kan dhe u nominua për çmimin “Oskar” në kategoritë “Filmi më i mirë ndërkombëtar” dhe “Skenari më i mirë origjinal”, ndërsa Panahi konsiderohet një figurë e rëndësishme e kinemasë së pavarur iraniane.

Skenë nga filmi “Incident i zakonshëm”

FOTO: Facebook/sofiaiff

Shikuesit e Festivalit të Filmit në Sofje do të kenë mundësi të shohin deri në fund të marsit më shumë se 150 filma artistikë, dokumentarë, të animuar dhe me metrazh të shkurtër. Një pjesë e tyre do të shfaqen edhe në qytetet Varna, Burgas dhe Plovdiv.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova