Artikull
Premte 13 Mars 2026 05:55
Premte, 13 Mars 2026, 05:55
Bashkia Smjadovo
FOTO: Radio Shumen
Madhësia e shkronjave
Bashkia e qytetit Smjadovo, në qarkun e Shumenit, organizon më 14 mars, të shtunën, Festën e Lukankës së Smjadovos dhe një konkurs për byrekun më të shijshëm dhe më autentik. Këtë e bëri të ditur kryetarja e bashkisë, Ivanka Petrova. “Ambicia jonë është të krijojmë një treg të vogël fermerësh dhe një konkurs për byrek. Paratë e mbledhura nga shitja e byrekëve do t’i dhurojmë për restaurimin e kishës, për të cilën po mbledhim fonde prej disa muajsh”, tha Petrova.
Smjadovo gjithmonë është lidhur me lukankën e Smjadovos, edhe pse sot ajo prodhohet në shumë rajone, ndërsa në Smjadovo bëhet vetëm në shtëpitë e banorëve. “Derri i zi (derri i Ballkanit Lindor), nga i cili dikur përgatitej, tashmë nuk gjendet më, por ne e bëjmë nga kafshë të tjera shtëpiake”, tregoi Petrova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova