LAJME

Artikull

Bullgaria planifikon të blejë nga Gjermania sisteme raketore MARS 3

Premte, 13 Mars 2026, 11:03

Bullgaria planifikon të blejë nga Gjermania sisteme raketore MARS 3

FOTO: Facebook/Bulgarian military journal

Madhësia e shkronjave

Bullgaria synon të blejë 12 sisteme të reja artilerie raketore me lëshim të shumëfishtë MARS 3. Këto sisteme janë pjesë e një marrëveshjeje mes Gjermanisë dhe Izraelit për prodhimin e rreth 500 njësive për nevojat e ushtrisë gjermane, ndërsa rreth 250 prej tyre parashikohet të furnizojnë edhe vende të tjera evropiane. Sistemet raketore me rreze veprimi mbi 150 kilometra do të prodhohen në Gjermani nga kompania KNDS, me licencë dhe sipas modelit të sistemit izraelit PULS, i cili është i ngjashëm me sistemin amerikan HIMARS. Fillimisht ushtria bullgare planifikoi të blinte sistemet amerikane, por për shkak të kohës së gjatë të pritjes, autoritetet kërkuan alternativa të tjera, raportoi portali bullgar i lajmeve 24çasa.bg.

Marrëveshja me Izraelin do të realizohet përmes Gjermanisë dhe parashikon blerjen e rreth 500 sistemeve të reja raketore MARS 3, të njohura edhe me emrin EuroPULS, sipas medias së specializuar gjermane Hartpunkt.

Nëpërmjet së njëjtës skemë evropiane, përmes Gjermanisë, ushtria bullgare porositi edhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore IRIS-T. Financimi do të sigurohet përmes një kredie të Bashkimit Evropian në kuadër të mekanizmit SAFE.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova