LAJME

Artikull

KQZ premtoi bashkëpunim të plotë me misionin e OSBE-së për zgjedhjet

Premte, 13 Mars 2026, 11:42

KQZ premtoi bashkëpunim të plotë me misionin e OSBE-së për zgjedhjet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u takua me ekipin kryesor të misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), njoftuan nga KQZ. Gjatë takimit u diskutuan çështje kyçe që lidhen me kuadrin ligjor të procesit zgjedhor, si dhe sfidat konkrete për organizimin e zgjedhjeve të 19 prillit. KQZ i informoi vëzhguesit për veprimet e marra deri tani dhe për punën aktuale në përgatitjen e zgjedhjeve brenda kompetencave të saj ligjore. KQZ do t’i ofrojë mbështetje misionit për të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet dhe do të mbajë një dialog konstruktiv me vëzhguesit, thuhet në njoftim. Kjo është takimi i dytë i KQZ-së me vëzhguesit e OSBE-së.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova