LAJME

Artikull

Kryeministri në detyrë përmendi 2600 arsye për krenari për diplomatët bullgarë

Premte, 13 Mars 2026, 13:57

Kryeministri në detyrë përmendi 2600 arsye për krenari për diplomatët bullgarë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë, Andrej Gjurov, vizitoi Qendrën e Situatave në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai falënderoi diplomatët për evakuimin e suksesshëm të qytetarëve bullgarë nga rajoni i Lindjes së Mesme. Nga zona e konfliktit deri tani u evakuuan 2600 bashkëqytetarë tanë, gjë që e rendit vendin tonë ndër vendet kryesore në botë për numrin e njerëzve të nxjerrë nga rajoni. “Kemi 2600 arsye për të qenë krenarë për ju. Mirënjohja e njerëzve është treguesi më i rëndësishëm. Qytetarët bullgarë duhet të dinë se mund të mbështeten te shteti”, shtoi Gjurov.

Ministrja e jashtme në detyrë, Nadezhda Nejnski, theksoi se zakonisht politika e jashtme duket e largët për njerëzit, por në këtë situatë bullgarët e kanë ndjerë se mund të mbështeten te shteti në një moment të vështirë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova