Artikull
Premte 13 Mars 2026 15:05
Premte, 13 Mars 2026, 15:05
Andrej Gjurov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me votat e GERB-SDS, "DPS-Fillim i Ri", "Ka një popull i tillë" dhe pesë deputetëve që nuk bëjnë pjesë në një grup, pas gati 2 orësh debatesh, Kuvendi Popullor e detyroi Këshillin e Ministrave të paraqesë një projektligj për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Bullgarisë në Këshillin e Paqes të Donald Trump, njoftoi BTA.
Më herët sot Kryeministri Andrej Gjurov tha se qeveria do t'i referohet Gjykatës Kushtetuese nëse ajo detyrohet nga parlamenti të paraqesë për ratifikim pranimin e Bullgarisë në Këshillin e Paqes të iniciuar nga Donald Trump. Një detyrim i tillë është parashikuar në një projekt të "DPS - Fillimi i Ri" të paraqitur në parlament.
"Ne tashmë po shohim se partitë politike janë duke hyrë në një fushatë zgjedhore dhe unë e kuptoj se si disa politikanë po përpiqen të tregtojnë interesat kombëtare me pozicionin e tyre në listën "Magnitsky",por ka një praktikë të qartë të Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi Popullor nuk mund t’i ngarkojë detyra", tha Gjurov.
Ministrja e Jashtme e përkohshme Nadezhda Nejnski theksoi se Bullgaria, si një numër vendesh të tjera të BE-së, ka rezerva në lidhje me statusin ligjor të versionit të zgjeruar të Këshillit të Paqes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva