LAJME

Artikull

Të afërmit e viktimave në Petrohan dhe Okollçica protestojnë

Premte, 13 Mars 2026, 16:09

Ralica Asenova

Ralica Asenova

FOTO: nova.bg

Madhësia e shkronjave

Të afërmit e pesë burrave dhe një djali që vdiqën para shtëpisë malore “Petrohan” dhe në një kamper në zonën e majës së Okollçicës po organizojnë një protestë sot, 13 mars, në orën 17:30. Ata do të mblidhen para Gjykatës në Sofje, duke kërkuar që hetuesit të paraqesin fakte kyçe që ende mungojnë nga hetimi për vdekjet e Ivajllo Kallushev, Ivajllo Ivanov, Nikollaj Zllatkov, Deço Vasilev, Pllamen Statev dhe Aleksandër Makulev.

Protesta "Tregoni faktet! Protestoni për transparencë dhe drejtësi për Petrohan dhe Okollçica" u organizua nga nëna e 22-vjeçarit Nikollaj Zllatkov, Ralica Asenova. Një muaj pas tragjedisë, të afërmit ende presin për qasje në informacionin bazë mbi hetimin.


Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva