EKONOMI

Artikull

Ambasadorja Dai Qingli:

Trendet proteksioniste në BE po shkaktojnë shqetësim në Pekin

Shtunë, 14 Mars 2026, 13:40

Ambasadorja e Kinës në Bullgari Sh. e Saj Dai Qingli

Ambasadorja e Kinës në Bullgari Sh. e Saj Dai Qingli

FOTO: Ambasada e Kinës në Sofje

Madhësia e shkronjave

Partneriteti midis Kinës dhe Bashkimit Evropian është jashtëzakonisht i rëndësishëm. BE-ja është një partner kryesor tregtar dhe një partner kyç në procesin e modernizimit të Kinës. Kjo u deklarua nga ambasadorja kineze në Bullgari Dai Qingli në një intervistë për Radio Bullgarinë, kur u pyet për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis vendit aziatik dhe Evropës në mjedisin aktual global. "Tregtia midis Kinës dhe BE-së - si në mallra, ashtu edhe në shërbime - ka arritur tashmë rreth një trilion dollarë amerikanë në vit. Imagjinoni sa i madh është shkëmbimi midis nesh. Kjo është arsyeja pse rreziqet në këtë partneritet janë të mëdha nëse marrëdhëniet zhvillohen në një drejtim të pafavorshëm", theksoi Dai Qingli.

Në të njëjtën kohë, ajo shprehu shqetësimin e Kinës për politikat proteksioniste në rritje në Bashkimin Evropian. "Sigurisht, ne e respektojmë autonominë e tij. Nëse BE vendos të ndjekë një politikë të "reduktimit të rrezikut" në sferën ekonomike, ky është vendimi i tij. Por kur kjo politikë i drejtohet Kinës në një numër fushash, ajo fillon të ngrejë shqetësime. Për shembull, BE ka futur taksa kundër subvencioneve për automjetet elektrike kineze, megjithëse ka pasur tashmë njëfarë progresi në këtë çështje dhe dialogu është duke vazhduar", tha diplomatja.

Ambasadorja Dai Qinli theksoi se Pekini e sheh këtë si një "sfidë serioze" dhe shpreson për një "dialog të sinqertë midis Kinës dhe BE-së". Ajo theksoi se politika e "reduktimit të rrezikut" mbart edhe rreziqet e saj.

Mund ta lexoni tërë intervistën me Ambasadoren Dai Qinli në botimin tonë ditën e hënë, më 16 mars: "Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm në lidhjen Kinë - Evropë".

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva