Artikull
Premte 13 Mars 2026 18:25
Premte, 13 Mars 2026, 18:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2 gradë Celsius. Në Sofje pritet që në mëngjes temperatura të jetë rreth minus 1 gradë. Në orët e para të ditës, në disa zona të fushave dhe ultësirave dukshmëria do të jetë e reduktuar për shkak të mjegullës.
Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, në disa zona të pjesës fushore të vendit ende do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore, por ato do të shpërndahen shpejt dhe vranësirat do të pakësohen, duke lënë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja dhe verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17 gradë. Në kryeqytet pritet të jenë rreth 14 gradë.
Në bregdetin e Detit të Zi, para mesditës do të jetë pothuajse pa erë dhe në disa vende do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Pasdite mjegulla do të shpërndahet dhe vranësirat do të çahen. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 11 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë nga 6 deri në 9 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 deri në 3 ballë.
Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 7°, ndërsa në 2000 metra do të arrijë deri në 1°.
Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme të ulëta dhe në disa zona edhe mjegull. Mjegull në orët e mëngjesit do të ketë edhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub, si dhe në disa ultësira dhe lugina, ku në zona të veçanta mund të zgjasë deri në mesditë. Era do të mbetet nga lindja-verilindja, kryesisht e lehtë. Temperaturat minimale do të jenë rreth zeros, ndërsa maksimalet kryesisht mes 10 dhe 15° Celsius.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova