EKONOMI

Artikull

Në Kërxhali raportojnë rënie të investimeve të huaja direkte për vitin 2024

Dielë, 15 Mars 2026, 07:00

Në Kërxhali raportojnë rënie të investimeve të huaja direkte për vitin 2024

FOTO: Freepik.com

Madhësia e shkronjave

Madhësia e investimeve të huaja direkte në ndërmarrjet e sektorit jofinanciar në rajonin e Kërxhalit është ulur me 29,7 për qind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 – njofton BTA duke iu referuar Departamentit “Studime Statistikore – Kërxhali” pranë “Byrosë Territoriale të Statistikave – Jug”. Në madhësinë e përgjithshme të investimeve të huaja të bëra në Bullgari, pjesa e atyre në rajonin e Kërxhalit është 0,9 për qind, ndërsa brenda rajonit Jugor Qendror – 8,4 për qind.

FOTO: BNR

Rajoni i Kërxhalit renditet pas vendit të 20-të sipas popullsisë nga 28 rajone administrative në vend, por dallohet me tregues demografikë të qëndrueshëm në qytete.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski