SHOQËRI

Artikull

Mbështetje për nxënës nga grupet vulnerabël me rezultate të larta

Shtunë, 14 Mars 2026, 08:00

Mbështetje për nxënës nga grupet vulnerabël me rezultate të larta

FOTO: Së bashku në klasë / Teach for Bulgaria

Madhësia e shkronjave

Në një ngjarje të posaçme “Nxënësit e shkëlqyer të Vlerësimit Kombëtar të Jashtëm për të cilët nuk flasim” u prezantuan rezultatet e një studimi të fondacionit “Së bashku në klasë” për praktika të suksesshme në shkolla me përqendrim të lartë të nxënësve nga grupe vulnerabël. Projekti është realizuar në partneritet me Institutin e Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Janë studiuar shkolla që punojnë në kushte të vështira, por kanë rol kyç për përparimin real arsimor të fëmijëve. Përveç bazës së të dhënave nga vlerësimi kombëtar i jashtëm pas klasës së shtatë, analiza është bërë edhe pas një studimi në terren në gjashtë shkolla, duke përfshirë biseda me drejtorë, mësues dhe ndërmjetës arsimorë dhe vëzhgim të orëve mësimore.

FOTO: Së bashku në klasë / Teach for Bulgaria

Drejtori ekzekutiv i “Së bashku në klasë” Trajan Trajanov mendon se të jesh nxënës i shkëlqyer është e lehtë nëse në shtëpi ke një mjedis të qetë, prindërit të ndihmojnë me detyrat e shtëpisë dhe kur është e nevojshme të gjejnë edhe një mësues privat. Shumë më e vështirë është të jesh nxënës i shkëlqyer kur këto kushte nuk ekzistojnë. “Atëherë mësuesi, qasja dhe qëndrimi i tij janë vendimtare për sa do të mësojë një fëmijë” – mendon Trajanov.

FOTO: Së bashku në klasë / Teach for Bulgaria

Sipas tij, pikërisht këto shkolla janë ndër shembujt më të rëndësishëm për një ndryshim me kuptim në sistem. Sipas ekipit të “Së bashku në klasë”, ata janë nxënësit e vërtetë të shkëlqyer në strukturën arsimore. Drejtorët, mësuesit dhe ndërmjetësit atje punojnë në kushte jo të lehta, por me shumë përkushtim dhe me qasje inteligjente ndryshojnë shanset jetësore të nxënësve të tyre.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski