SHOQËRI

Artikull

Të rinjtë e vetmuar bullgarë – 67% e burrave deri në 35 vjeç janë beqarë

Dielë, 15 Mars 2026, 08:00

Të rinjtë e vetmuar bullgarë – 67% e burrave deri në 35 vjeç janë beqarë

FOTO: Freepik.com

Madhësia e shkronjave

Në Bullgari popullsia mashkullore ka përqindjen më të lartë të njerëzve që jetojnë me prindërit – paralajmëron Stefan Stanev, mentor në një akademi për burra beqarë, në një intervistë për podkastin “YouTube: Special”. Tema e bisedës është vetë-izolimi i një pjese të të rinjve meshkuj në vend, mungesa e miqve të afërt, vështirësitë në komunikimin me gratë, si dhe platformat popullore për njohje, të cilat janë një arratisje nga realiteti dhe çojnë në humbjen e aftësive sociale. Sipas Stanevit, statistikat tregojnë se 67 për qind e burrave mes 25 dhe 35 vjeç janë beqarë, ndërsa 35 për qind prej tyre nuk kanë dalë në takim gjatë vitit të fundit. Tendenca është botërore, por në Bullgari situata është më e rëndë për shkak të përqindjes së lartë të burrave të rinj që jetojnë me prindërit e tyre. Duke krahasuar burrat e rinj beqarë, eksperti thekson se vetëm 35 për qind e grave në të njëjtën grupmoshë janë në këtë situatë.

Ai shton se në vitin 2005 vetëm 3 për qind e burrave kanë raportuar mungesë të një miku të afërt, ndërsa tani kjo përqindje është 18.

FOTO: Facebook/ Stefan Stanev

Stanev shpjegon se burrat preferojnë rehatinë në shtëpi para socializimit, gjë që çon në mungesë miqsh dhe hobi. Ata përqendrohen në punë dhe fitnes, por shmangin ndërveprimet ballë për ballë.  “Është shumë e vështirë për ta të krijojnë miq, sepse preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, para kompjuterit, sesa të dalin jashtë, të përballen me frikërat, me ankthin në trupin e tyre, me traumat dhe zërat e tjerë në kokën e tyre dhe të ndërtojnë aftësi komunikimi” – thekson Stanev.

FOTO: freepik.com

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski