Artikull
Festa e zellnikut në fshatin Zhabokrrët të Kjustendillit
Shtunë 25 Prill 2026 07:00
Shtunë, 25 Prill 2026, 07:00
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Krahina e Kjustendillit në Bullgari njihet për kuzhinën e shijshme, por banorët vendas janë veçanërisht të zotë në përgatitjen e banicës dhe zellnikut. Për të 18-tin vit radhazi, fshati Zhabokrrët fton dashamirësit e gatimeve tradicionale bullgare të shijojnë nga zellnikët më të mirë në rajon. Organizator i “Festës së zellnikut dhe ëmbëlsirave” është Shtëpia e Kulturës Popullore “Sëgllasie 2007” në fshat, e regjistruar në listën kombëtare të UNESCO-s “Thesare të gjalla njerëzore” si ruajtëse e traditës për përgatitjen e zellnikut të Kjustendillit.
FOTO: BTA (arkiv)
Festa është më 25 dhe 26 prill, ndërsa mysafir special do të jetë këngëtari popullor Georgi Ilievski. Pjesëmarrje kanë konfirmuar ansamble nga vendi dhe jashtë tij, si dhe trupa amatore pranë shtëpisë lokale të kulturës. Në program janë përfshirë edhe shumë skeçe, surpriza dhe interpretime folklorike.
FOTO: BTA (arkiv)
Pjesëmarrësit në konkursin kulinar për zellnikun, banicën dhe bukën më të mirë do të vlerësohen nga një juri sipas kritereve si pamja e jashtme, cilësitë e shijes, hollësia e petëve, dendësia dhe shumëllojshmëria e mbushjes.
FOTO: BTA (arkiv)
Në festën, e cila promovon traditat vendore dhe trashëgiminë kulinare të krahinës së Kjustendillit, do të paraqiten edhe rituale të kushtuara bukës.
FOTO: BTA (arkiv)
Ngjarja realizohet me mbështetjen e Komunës së Kjustendillit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski