Artikull
Violinist bullgar merr violinë italiane të shek. XVIII pas një konkursi zviceran
Hënë 4 Maj 2026 10:18
Hënë, 4 Maj 2026, 10:18
FOTO: arkiv personal
Madhësia e shkronjave
Violinisti i ri bullgar Viktor Vasilev ka fituar të drejtën për të përdorur një instrument të rrallë mjeshtëror të shekullit të XVIII pas një konkursi ndërkombëtar të organizuar nga Fondi Zviceran i Instrumenteve (SIF), raporton BTA. "“Për mua është një nder i jashtëzakonshëm të kem mundësinë të njihem dhe të miqësohem me këtë instrument të mrekullueshëm”, tha për agjencinë Viktori pasi fitoi violinën.
Ai tha se ka kaluar nëpër një përzgjedhje paraprake, e ndjekur nga një audicion live midis kandidatëve për një nga 12 violinat e ofruara nga atelie të ndryshme lutierësh dhe koleksionistë privatë. Viktori 19-vjeçar u zgjodh të luante për dy vjet në një violinë të prodhuar nga Ferdinando Galliano në Napoli rreth vitit 1770. Instrumenti u sigurua nga “Florian Leonhard - Fine Violins” me bazë në Londër dhe është ndër instrumentet historike të nivelit të lartë me një vlerë koleksionisti të vlerësuar në qindra mijëra euro.
Violinat e familjes Galliano, aktive në shekullin e 18-të, janë vlerësuar shumë lart për mjeshtërinë e tyre dhe tingullin dallues.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva