EKONOMI

Artikull

Presidentja Ilijana Jotova: Korridori Vertikal i Gazit ka rëndësi strategjike

Hënë, 4 Maj 2026, 17:26

Presidentja Ilijana Jotova: Korridori Vertikal i Gazit ka rëndësi strategjike

FOTO: Qendra e Shtypit e Presidencës

Madhësia e shkronjave

Korridori Vertikal i Gazit ka rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të Evropës. Përveç përfitimeve ekonomike, ai ka edhe rëndësi politike në një kohë ndarjesh të thella gjeopolitike dhe konfliktesh ushtarake. Këtë e deklaroi presidentja Ilijana Jotova gjatë një diskutimi me temë “Ndikimi i Korridorit Vertikal të Gazit mbi sigurinë energjetike rajonale”, që shoqëroi Samitin e Tetë të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin armen Jerevan. Në diskutimin mbi rolin e Korridorit Vertikal të Gazit morën pjesë edhe drejtues shtetesh dhe qeverish nga Greqia, Moldavia, Ukraina, Serbia dhe Rumania. Korridori Vertikal i Gazit është një nismë strategjike për garantimin e sigurisë energjetike dhe për diversifikimin e furnizimeve me gaz natyror për vendet e Evropës Juglindore, Lindore dhe Qendrore. Në fjalinë e saj, Jotova theksoi se Bulgartransgaz është ndër nismëtarët e idesë për zgjerim të qëndrueshëm të infrastrukturës së transmetimit të gazit në rajon dhe ishte operatori i parë që nisi investime të synuara për ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova