FOLKLOR

Artikull

Natën e 5 duke u gdhirë 6 maji, shumë njerëz kërkojnë shërim

Te burimi “Damballë” pranë Momçillgradit mblidhen për festën myslimane Hëdërlez

Martë, 5 Maj 2026, 04:15

Natën e 5 duke u gdhirë 6 maji, shumë njerëz kërkojnë shërim

FOTO: Komuna e qytetit Momçillgrad

Madhësia e shkronjave

Në Momçillgrad po bëhen përgatitje për shënimin tradicional të festës pranverore myslimane Hëdërlez (që përkon me festën e krishterë Shën Gjergji). Natën e 5 duke u gdhirë 6 maji mijëra njerëz mblidhen rreth burimit të ftohtë “Damballë” në kërkim të shërimit dhe shpresës për shëndet. Sipas besimeve popullore, pikërisht në këtë natë uji që buron nga shkëmbinjtë fiton fuqi shëruese dhe ndihmon në probleme të ndryshme shëndetësore si belbëzimi, paralizat, ekzemat dhe të tjera. Kjo njoftohet në faqen e Komunës së Momçillgradit. Edhe këtë vit pritet që vendi të vizitohet nga mijëra njerëz nga vendi dhe nga jashtë, të cilët shkojnë me besim për shërim.Për të shmangur grumbullimin e automjeteve, janë caktuar dy parkingje të përkohshme – njëri pranë fshatit Letovnik, ndërsa tjetri në rrëzë të majës para pyllit. Qasja e mjeteve motorike deri te vetë burimi është e ndaluar, sqarojnë nga komuna.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova