Artikull
Të ardhurat buxhetore po rriten, por shpenzimet po i tejkalojnë ato
Martë 5 Maj 2026 11:45
Martë, 5 Maj 2026, 11:45
FOTO: Pexels
Madhësia e shkronjave
Deficiti buxhetor deri në fund të prillit pritet të jetë 1.75 miliardë euro, njoftoi Ministria e Financave. Kjo është rreth 1.4% e PBB-së së vlerësuar të vendit. Krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025, deficiti rritet me rreth 750 milionë euro, kujton institucioni financiar.
Në bazë mujore, deficiti u rrit me 221 milionë euro dhe bilanci buxhetor është në të kuqe me 1.528 miliardë euro. Në të njëjtën kohë, të ardhurat buxhetore nga taksat dhe donacionet u rritën me 1.8 miliardë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe të ardhurat jo-tatimore janë më të ulëta me 300 milionë euro.
Rritja e shpenzimeve është kryesisht në pagesat sociale dhe shëndetësore, duke përfshirë kostot e pensioneve, si dhe në kostot e personelit, shpenzimet kapitale, etj.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva