HISTORI

Artikull

Dita e Trimërisë do të shënohet në memorialin bullgar në Novo Sello, RMV

Martë, 5 Maj 2026, 19:42

Dita e Trimërisë do të shënohet në memorialin bullgar në Novo Sello, RMV

FOTO: Fondacioni Kujtesa Bullgare / Facebook

Madhësia e shkronjave

Dita e Trimërisë dhe festa e Ushtrisë Bullgare – 6 maji – do të shënohet solemnisht në Memorialin Ushtarak Bullgar në fshatin Novo Sello, rajoni i Strumicës, Republika e Maqedonisë së Veriut. Për këtë njoftojnë në një komunikatë për mediat nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Veprimtaria organizohet bashkërisht nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare”, Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë dhe Ambasada e Bullgarisë në Shkup.

FOTO: Fondacioni Kujtesa Bullgare / Facebook

Këtë vit kremtimi do të jetë jubileu i njëzetë, që nga restaurimi i memorialit në vitin 2006 me mjete personale të dhuruara nga dr. Milen Vrabevski, kryetar i fondacionit. Kështu, nga një varrezë e braktisur, vendi u shndërrua në një objekt të rëndësishëm memorial, ku çdo vit qindra qytetarë nderojnë 71 ushtarë bullgarë të rënë në luftërat për bashkimin kombëtar. Deri më sot, mirëmbajtja e memorialit sigurohet tërësisht nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare”.

FOTO: Fondacioni Kujtesa Bullgare / Facebook

Në ceremoni do të marrin pjesë personalitete zyrtare nga të dy anët e kufirit, në krye me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zheljazko Radukov, si dhe Orkestra Frymore Përfaqësuese e Gardës, përfaqësues të Gardës Kombëtare dhe të rinj nga rajoni i Rodopeve.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova