MUZIKË

Artikull

“Mjegulla” – një udhëtim drejt forcës së brendshme të vetë-njohjes

Enjte, 7 Maj 2026, 06:10

“Mjegulla” – një udhëtim drejt forcës së brendshme të vetë-njohjes

FOTO: Facebook/HOLY PEAKS

Madhësia e shkronjave

Dueti alt-pop HOLY PEAKS, i themeluar nga Daniell Ivanov dhe Arika Adams, rikthehet sërish, këtë herë me këngën e tyre të parë në gjuhën bullgare, “Mjegulla”. Daniell Ivanov shkroi tekstin dhe bëri aranzhimin, ndërsa muzikën e krijoi së bashku me Arika Adams. Pas suksesit të singëllit të tyre Daylight, i cili kaloi përtej kufijve të transmetimit vendas duke arritur deri në BBC Radio, projekti i ri i HOLY PEAKS është një udhëtim meditativ drejt forcës së brendshme të vetë-njohjes.

Autorët ndajnë se kënga u frymëzua nga poezia mistike e sufizmit dhe ndërthur imazhe drite, mjegulle dhe qetësie për të prekur temën e transformimit të shpirtit. Kënga bashkon një melankoli të lehtë me shpresën, duke kujtuar se edhe në pafundësinë e së panjohurës nuk jemi kurrë vetëm.


Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova