Artikull
Në Ditën e Shën Gjergjit, presidentja tha se shteti ka detyrim ndaj ushtrisë
Mërkurë 6 Maj 2026 11:32
Mërkurë, 6 Maj 2026, 11:32
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me fluturimin e një helikopteri që mbante flamurin kombëtar nisi ujëbekimi i flamujve luftarakë dhe flamujve të shenjtë para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje. Ceremonia u zhvillua me rastin e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare – 6 maj. Ujëbekimi u krye nga Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes, Daniil.
FOTO: BGNES
Presidentja Ilijana Jotova pranoi rojën e nderit dhe deklaroi: “Kam nderin e lartë të qëndroj para jush në Ditën e Trimërisë Bullgare, në Ditën e Ushtrisë Bullgare. Data 6 maj mbart një ngarkesë të veçantë, të mbushur me krenari bullgare – një festë mbarëpopullore.”
FOTO: BGNES
Kreu i shtetit theksoi se 6 maji është një ditë nderimi ndaj historisë, sepse nën këto flamuj, shpesh me çmimin e jetës, luftuan bullgarë të vërtetë, atdhetarë të vërtetë, të cilët luftuan për lirinë e atdheut dhe menduan për ne, pasardhësit e tyre të sotëm.
FOTO: BTA
Presidentja iu drejtua
Ushtrisë Bullgare duke thënë se, në këto kohë të rënda, të vështira dhe të
rrezikshme, ne sërish mbështetemi tek ajo si luftëtarë. “Ne, populli bullgar, e
duam ushtrinë tonë, e vlerësojmë. Me veprimet tuaja ju dëshmoni se jeni
partnerë të denjë. E dimë se do të na mbroni me gjithçka, çfarëdo që t’ju
kushtojë. Qoftë Shën Gjergji Fitimtar mbrojtësi juaj! Rroftë Bullgaria! Gëzuar
festën”, shtoi më tej Jotova.
FOTO: BGNES
Në fund të ritualit, mbi sheshin “Aleksandër Nevski“ fluturuan avionët C‑27J Spartan, Su‑25, F‑16 Block 70 dhe MiG‑29. Gjatë kthimit nga Sofja drejt bazave të tyre, mjetet fluturuan edhe mbi Plovdiv.
FOTO: BGNES
“Pasi jemi në kushte të një buxheti të zgjatur, nuk kemi një buxhet real për të organizuar një paradë të madhe me teknikë dhe personel, ndaj u kufizuam vetëm me ujëbekimin e flamujve luftarakë“, deklaroi Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Atanas Zaprjanov. Ai shprehu shpresën që vitin e ardhshëm kushtet të mundësojnë një festim më të gjerë të ditës.
Shenjtërimi i flamujve luftarakë dhe ceremonitë për 6 maj u zhvilluan në garnizonet ushtarake në mbarë vendin.
- Uniforma e gardës – një nga simbolet e trimërisë së ushtarit bullgar
- Orkestra e Gardës – traditë shekullore dhe pjesë e ceremonialit shtetëror
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA, BGNES
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva