Artikull
Pritet rikthimi i çdo të treti vizitor të Giro d’Italia brenda dy vjetësh
Enjte 7 Maj 2026 09:59
Enjte, 7 Maj 2026, 09:59
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Organizimi i Giro d’Italia pritet të ketë ndikim afatgjatë mbi turizmin bullgar, deklaroi para gazetarëve në Burgas ministrja përgjegjëse për turizmin, Irena Georgieva. Sipas analizave të kryera, çdo i treti që viziton Bulgarinë gjatë këtij aktiviteti sportiv do të rikthehet brenda një periudhe prej 6 deri në 24 muajsh. “Gara çiklistike mishëron entuziazëm, pasion dhe emocione, e pikërisht të gjitha këto përfaqëson edhe turizmi”, theksoi ministrja. Sipas saj, kjo është një mundësi që vendi ynë t’i prezantojë publikut ndërkombëtar bregdetin e Detit të Zi, malet, historinë dhe kulturën e lashtë, duke i nxitur vizitorët të rikthehen sërish.
Irena Georgieva falënderoi komunitetet vendore, vullnetarët, bashkitë, partnerët dhe administratën qendrore për organizimin, si edhe gazetarët bullgarë dhe ndërkombëtarë. Ajo theksoi se Giro d’Italia nuk është thjesht një ngjarje sportive, por fillimi i një historie përmes së cilës Bulgaria do të tregojë anën e saj më të mirë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova