Artikull
Ministri i Financave dhe PB hynë në debat për gjendjen financiare të Bullgarisë
Enjte 7 Maj 2026 14:53
Enjte, 7 Maj 2026, 14:53
Georgi Klisurski në Parlament
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë një seance dëgjimore në parlament, Ministri teknik i Financave, Georgi Klisurski, dhe deputetë nga “Bullgaria Progresive” (PB) hynë në debat për gjendjen financiare të vendit. Nga formacioni më i madh parlamentar paralajmëruan për rrezik nga rritja e borxhit dhe presion financiar mbi një qeveri të ardhshme. Deputeti i PB, Konstantin Prodanov, shprehu shqetësimin se gjendja financiare është e rëndë dhe se qeverisjes së re do t’i duhet të “shuajë zjarre fiskale” në vend që të zbatojë reforma ambicioze. Sipas tij, ekziston rreziku për borxh të ri, në mënyrë që të ruhen pagesat sociale dhe pagesat ndaj biznesit dhe komunave.
Ministri Klisurski i hodhi poshtë këto shqetësime. Sipas tij, gjendja financiare është “adekuate” në kushtet e një buxheti të zgjatur. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rezervat fiskale më 30 prill janë 6.8 miliardë euro. Të ardhurat për tremujorin e parë janë rritur me 11% në krahasim me një vit më parë, ndërsa inflacioni është rreth 4%. Sipas tij, po përmirësohet mbledhja e të ardhurave dhe ka rritje ekonomike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva