POLITIKË

Artikull

Rumen Radev tha se BP do të përcaktojë sa dhe çfarë borxhe do të marrë vendi

Premte, 8 Maj 2026, 10:57

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Nuk kemi iluzione për krizat dhe sfidat që qëndrojnë përpara qeverisë – çmime në rritje të shpejtë, buxhet, mungesë reformash, krizë e rëndë globale energjetike dhe konflikte në përshkallëzim”, tha në fjalimin e tij programor para parlamentit lideri i “Bullgarisë Progresive” (BP), Rumen Radev. Ai shtoi se shumica parlamentare u jep mundësinë të miratojnë vetë propozimet e tyre ligjore, por do të marrin parasysh edhe kontributin konstruktiv të opozitës.

Rumen Radev deklaroi se që të hënën do të paraqesin propozime për përballimin e rritjes së çmimeve dhe ndryshime në Ligjin për sistemin gjyqësor. Sa i përket buxhetit të Bullgarisë, ai theksoi se synimi i BP është ndryshimi i deficitit pa ndryshuar taksat. Sipas tij, do të bëhet analizë e gjendjes financiare të vendit dhe e deficitit të fshehur, si dhe e mundësive për shkurtim të shpenzimeve dhe optimizim. “Do të përcaktojmë sa dhe çfarë borxhi do të marrim”, deklaroi Rumen Radev.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova