POLITIKË

Artikull

U betua qeveria e rregullt e 107-të e Bullgarisë

Premte, 8 Maj 2026, 12:11

U betua qeveria e rregullt e 107-të e Bullgarisë

FOTO: BТА

Madhësia e shkronjave

Pas debateve të ashpra, Kuvendi i 52-të i Kuvendit Popullor të Bullgarisë votoi kabinetin e propozuar nga Rumen Radev dhe “Bullgaria Progresive” (BP).

Fillimisht u zgjodh kryeministri – ky është Rumen Radev nga PB. Përbërja e qeverisë u miratua me votat e 122 deputetëve të PB, kundër votuan 70 deputetë nga DPS, “Bullgaria Demokratike”, “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Vëzrazhdane”. 36 deputetë të GERB–SDS abstenuan.

Pas votimeve, ministrat e rinj bënë betimin.

Në një sondazh të Agjencisë “Mjara”, 56,8% e të anketuarve e konsiderojnë miratimin e buxhetit si prioritet kryesor të qeverisë së re. 50,1% presin masa kundër rritjes së çmimeve, ndërsa 35,4% kërkojnë rishikim të qeverisjes së mëparshme, raportoi BTA.

Lexoni më tepër:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova