SPORT

Artikull

Francezi Paul Magnier është fituesi i etapës së parë të Giro d’Italia

Premte, 8 Maj 2026, 17:52

Francezi Paul Magnier është fituesi i etapës së parë të Giro d’Italia

FOTO: Х/Giro d'Italia

Madhësia e shkronjave

Burgasi priti me ceremoni finalistët e etapës së parë të Giro d’Italia – Nesebër – Burgas, me gjatësi 147 km. Fituesi i parë i etapës është francezi Paul Magnier. Ai theksoi se ky është një sukses i madh në karrierën e tij – fitorja e parë në një garë kaq të madhe.

Në metrat e fundit të etapës disa prej garuesve ranë njëri pas tjetrit në një segment të ngushtë para finales.

Starti i edicionit të 109‑të të Turit të Italisë u dha sot në orën 13:50 gjatë një ceremonie në portin e jahteve në qytetin e vjetër të Nesebërit. Mijëra spektatorë nga vende të ndryshme të botës – Kolumbia, Uruguai, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Çekia, Sllovakia, Rumania, Holanda dhe Belgjika – u mblodhën për të mbështetur pjesëmarrësit.

FOTO: BTA

Në total 184 çiklistë nga 23 skuadra garojnë për katër fanellat: me ngjyrë roze – për çiklistin më të mirë në Giro d’Italia; me ngjyrë ciklamen – për më shumë pikë; blu – për ngjitësin më të mirë; me të bardhën – për çiklistin më të mirë të ri. Para çiklistëve qëndrojnë 3468 kilometra epike, nga të cilat 543 do të përshkohen në territorin bullgar.

Mijëra spektatorë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën për të mbështetur garuesit, të cilët u prezantuan një nga një në një skenë të posaçme.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva