SPORT

Artikull

Paul Magnier përsëri fitoi etapën e tretë të Giro d’Italia 2026 në Sofje

Dielë, 10 Maj 2026, 20:52

Paul Magnier përsëri fitoi etapën e tretë të Giro d’Italia 2026 në Sofje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Paul Magnier e bëri sërish! Francezi, i cili kaloi i pari vijën e finishit në etapën e parë të Giro-s në Burgas, sot përsëriti suksesin e tij dhe kaloi i pari vijën pranë ndërtesës historike të Kuvendit Kombëtar, duke u bërë fituesi i madh i etapës së tretë dhe të fundit të Giro d’Italia në territorin bullgar. Vendi i dytë i takon italianit Jonathan Milan, ndërsa holandezi Paul Magnier është i treti.

Fitorja e Magnier u vendos realisht gjatë kalimit në sheshin “Ura e Shqiponjave” me një sprint të fuqishëm final. Ai i përshkoi 175 kilometrat nga Plovdivi në Sofje për 4 orë, 9 minuta dhe 42 sekonda.

“Është e pabesueshme të fitoj dy etapa në tre ditët e para të Giro-s. Nuk e kam pritur. Kam punuar shumë për këtë, por fitoret janë shumë të ëmbla. /…/ Rrugët bullgare më dhanë krahë dhe shpresoj të vazhdoj në të njëjtën mënyrë”, tha Magnier në konferencën për shtyp pas përfundimit të etapës.

Ai deklaroi se është plotësisht i sigurt në aftësitë e tij pas dy fitoreve në tre ditët e para të Giro-s dhe beson se mund të fitojë fanellën ciklamine. 

Paul Magnier pas fitores

FOTO: BTA

Moment historik – emocione të forta dhe parada më e madhe e biçikletave i paraprinë finales së madhe të etapës së tretë të garës në Sofje.

Një nga bulevardet më të ngarkuara të kryeqytetit u mbyll plotësisht, duke e kthyer zemrën e qytetit në një hapësirë të madhe për çiklizëm.

FOTO: Visit Bulgaria

Mbi 25 mijë çiklistë morën pjesë në pedalimin masiv dhe përshkuan metrave të fundit të itinerarit, në të cilin më vonë kaluan edhe çiklistët e garës ndërkombëtare Giro d’Italia gjatë etapës së tretë – përgjatë bulevardit “Carigradsko Shose”, njoftoi agjencia BTA, duke cituar kryetarin e Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, i cili priti pjesëmarrësit në finalen e etapës së fundit në kryeqytet. Administrata bashkiake theksoi se kjo është parada më e madhe e biçikletave në historinë e Sofjes.

“Sot është një ditë e pabesueshme, një ditë e jashtëzakonshme”, theksoi kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, dhe u shprehu mirënjohje të gjithëve që e bënë të mundur zhvillimin e Giro d’Italia në Bullgari.

Gara Giro d’Italia është një reklamë gjigante jo vetëm për Sofjen, por për gjithë Bullgarinë, me një efekt afatgjatë, shtoi Terziev:

“Shumë nga ata që kanë ndjekur Giro-n, që kanë parë sa e bukur është vendi ynë dhe sa shumë gjëra ka për t’u zbuluar jo vetëm në Sofje, do të zgjedhin të na vizitojnë.”

Reagim i fuqishëm në rrjetet sociale

Euforia nga ky aktivitet ndërkombëtar sportiv i këtij përmasimi u plotësua edhe nga vlerësimet pozitive për idenë dhe realizimin e kësaj fushate më të madhe promovuese për vendin tonë, të cilën në fakt e përfaqësonin pamjet televizive që paraqitën në mënyrë jashtëzakonisht të bukur të gjitha bukuritë natyrore, historike dhe arkitekturore përgjatë itinerarit.

“Kjo është gjigante. Një ngjarje e këtij kalibri nuk është vetëm sport, por një skenë botërore dhe një mundësi që 800 milionë njerëz të shohin Sofjen jo si sfond të Evropës post-socialiste të Lindjes, por si një qytet të gjallë, interesant, europian, me njerëz, energji dhe ambicie” – shkroi këngëtarja Ruth Koleva.

“Bullgaria u tregua dhe u rrëfye me shumë respekt. Njerëz, njerëz, njerëz përgjatë gjithë itinerarit. Me entuziazëm dhe buzëqeshje që rrezatonin energji të mirë” – thuhet në një tjetër koment nga mijëra reagime të qytetarëve, i shkruar nga Vesella Gençeva.  

Qytetarë në Sofje presin çiklistët.

FOTO: Kostadin Atanasov

Në përgjithësi – gjatë tre ditëve të fundit Bullgaria dhe bullgarët morëm një mundësi të jashtëzakonshme të përjetojmë dhe të tregojmë vendin tonë të mrekullueshëm si një hapësirë për turizëm, kulturë dhe identitet urban. Dhe ta bëjmë këtë me vetëbesim. Do të ishte e mrekullueshme nëse arrijmë ta ruajmë këtë emocion, të kapim valën dhe të vazhdojmë ta zhvillojmë Bullgarinë si një destinacion emocionues për jetë, sport dhe ëndrra.

Lexoni më tepër:


Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA, Visit Bulgaria, Kostadin Atanasov