SPORT

Artikull

Medalje për Bullgarinë në Kupën e Botës në Gjimnastikë Sportive

Hënë, 11 Maj 2026, 14:19

Medalje për Bullgarinë në Kupën e Botës në Gjimnastikë Sportive

FOTO: Federata Bullgare e Gjimnastikës

Madhësia e shkronjave

Sportistët bullgarë fituan katër medalje për vendin në Kupën e Botës në gjimnastikë sportive në Varna – dy të arta dhe dy të argjendta. David Ivanov i solli Bullgarisë titullin e parë, pasi triumfoi në finalen e kalit me doreza. Daniell Trifonov fitoi medaljen e dytë të artë në ushtrimin në shufrën e lartë. Trifonov mori edhe medaljen e argjendtë në kërcim. Joan Ivanov fitoi medaljen e dytë të argjendtë në ushtrimin në paralele.

Fituesi i medaljes olimpike dhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Bullgare të Gjimnastikës, Jordan Jovçev, shprehu kënaqësinë për paraqitjen e gjimnastëve bullgarë. Sipas tij, rezultatet e arritura janë një hap i rëndësishëm përpara, por edhe një shenjë e qartë se më e mira ende pritet nga brezi i ri i gjimnastëve bullgarë, njoftoi Televizioni Kombëtar Bullgar.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova