HISTORI

Artikull

Ekspozitë “Neandertali brenda meje” në Muzeun Historik

Martë, 12 Maj 2026, 04:55

Ekspozitë “Neandertali brenda meje” në Muzeun Historik

FOTO: historymuseum.org

Madhësia e shkronjave

Ekspozita “Neandertali brenda meje. Shpella Baço Kiro: gjurmë të një të kaluare të përbashkët njerëzore” hapet më 12 maj 2026, në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje. Ekspozita i paraqet neandertalët jo si qenie primitive të së kaluarës së largët, por si një specie të pavarur njerëzore, që ka ekzistuar paralelisht me Homo sapiens dhe ka lënë gjurmë në trashëgiminë gjenetike të njeriut modern.

Sipas studimeve bashkëkohore shkencore, kontaktet mes neandertalëve dhe njerëzve të parë modernë kanë qenë më komplekse dhe më të afërta sesa është menduar për një kohë të gjatë. Përmes një rrëfimi shkencor dhe vizual, ekspozita gjurmon vendin e neandertalëve në historinë njerëzore dhe paraqet arritje të tyre që ndryshojnë perceptimet e vendosura për këtë specie njerëzore.


Redaktoi: Miglena Ivanova


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova