Artikull
“Përgjithmonë pranë teje” – një kënga për vallëzimin e parë dasmor
Një mesazh për dashuri të pakushtëzuar dhe besnikëri në çdo sfidë
Mërkurë 13 Maj 2026 05:55
Mërkurë, 13 Maj 2026, 05:55
FOTO: YouTube / Artur Nadosyan
Madhësia e shkronjave
Pas suksesit të duetit të tyre “Kujtim nga e kaluara”, Sandra Aleksandrova dhe Orlin Goranov prezantojnë projektin e tyre më të ri të përbashkët, “Përgjithmonë pranë teje”. Autor i muzikës dhe orkestrimit është Artur Nadosjan, ndërsa tekstin e shkroi Sonja Stançeva.
Ideja e këngës i përket Artur Nadosjanit, i cili mendon se ekzistojnë shumë këngë dashurie, por mungon një kompozim me një mesazh të qartë, i krijuar posaçërisht për vallëzimin e parë dasmor. Kështu lindi “Përgjithmonë pranë teje” – një duet emocionues, i krijuar me një mesazh të qartë për dashuri të pakushtëzuar dhe premtimin e një rrugëtimi të përbashkët, pavarësisht sprovave, siç thuhet edhe në një pjesë të tekstit: “Mijëra herë do të të zgjedh ty, mijëra herë do të të them “po”. Betohem para Zotit, në ditë të mira e të vështira – përgjithmonëdo të mbetem pranë teje.”
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova